Zoran Zaev është shqiptar, thotë një bashkëfshatar i tij

zaev-rama-0

Një bashkëfshatar i liderit të LSDM-së, nga fshati Murtinë i Strumicës, ka thënë se Zaev ka prejardhje shqiptare.

“Ai për mua nuk është maqedonas. E njoh mirë familjen e tij, sepse dhe unë jam nga fshati Murtinë, prej ku është zotëri Zaevi, siç po u thonë. Ai nuk është Zaev për mua. Jam 78 vjeçar dhe e dimë gjithë fshati se stërgjyshja e tij ka qenë shqiptare”, ka thënë një shikues që është paraqitur në emisionin kontaktiv në televizionin Kanal5. (r.m.)/balkanweb.com