Zidane e ka një lajm të keq për tifozët e Realit

zinedine-zidane-650x358

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur rreth afatit kalimtar të janarit.

Francezi ka deklaruar që s’ka nevojë për përforcime, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk kam nevojë për futbollistë të tjerë dhe kjo është gjithçka. Jemi këtu, kemi nisur një rrugëtim dhe besoj te futbollistët e mi”, deklaroi Zizou.

“Ka momente të komplikuara gjatë harkut të një sezoni por duhet parë se çfarë ndodh në përfundim. Vetëm atëherë mbase mund të ketë ndryshime”, shtoi ai. /Lajmi