Ziadin Sela nga Tetova ka një porosi për Ali Ahmetin! (FOTO)

Këshilli vendor i Aleancër për Shqiptarët sonte në Tetovë mbajti tubimin me qytetarët dhe aktivistët partiak. Lideri i ASH Ziadin Sela foli për aktualitet politike në vend.

Ai gjithashtu diskutoi edhe për akuzat e Ali Ahmetit si fjalorin e tij ofendues ndaj liderëve politik, ku sipas Ziadin Selës ai e bën me qëllim që mos te funksionojë tryeza e partive politike.

Ziadin Sela tha se Ali Ahmeti nuk mund ta pamundësojë funksionimin e Tryezës së përbashkët ngase në atë deklaratë politike ka vënë nënshkrimin e tij, dhe nuk mund ti ikë kësaj përgjegjësie me justifike të papranueshme.

Deklarata politike shqiptare duhet të plotësohet edhe me elemente tjera qe con drejt një barazie të plotë të shqiptarëve me maqedonasit dhe duhet ta shëndrojmë në mekanizëm politik, për të kushtëzuar formimin e qeverise dhe pjesmarrjen e partive shqiptare në pushtet shtoi me tej Lideri i ASH Ziadin Sela.