Vritet kumanovarja e ISIS-it në Siri (FOTO)

Female Palestinian suicide bombers attend a news conference in Gaza May 21, 2007. The bombers, members of the Al-Aqsa Martyrs Brigades, declared that they are ready to blow themselves up in attacks against the Israeli army if it attacks Gaza. REUTERS/Mohammed Salem (GAZA) - RTR1PXTW

Një vajzë kumanovare e cila ishte pjesë e ISIS është vrarë në Siri. Lajmi i është kumtur njerëzve të afërm të saj, derisa ditëve të fundit u dhanë lajme edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë, si pasojë e luftimeve të ashpra në Siri, shkruan portali Realiteti.

Vajza kumanovare para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj duke mësuar më vonë se gjendet në Siri në radhët e ushtrisë ISIS. Ajo për katër vite në rrethana të panjohura ka qëndruar në Siri dhe Irak dhe se nuk ishin dhënë lajme apo senzacione mediale rreth fatit të saj.

Më në fund është mësuar edhe lajmi i kobshëm për vdekjen e saj, gjatë luftimeve të fundit të ashpra në territoret ku ISIS po pëson humbje të thellë dhe që ka humbur gati gjithë territorin që deri tani kishte nën kontroll.