[Video]:Selmani në ClickPlus thotë se VMRO-ja do të krijojë kaos në Maqedoni

selmani

Kryetari i SHGM-së ,Naser Selmani në emisionin Click Plus në televionin 21 tha se partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja dëshiron të shkaktojë kaos në Kuvend që të mobilizon popullatën.

“Ideja e VMRO-DPMNE është të shkaktohet kaos në Kuvend, dhe pastaj prej asaj ata do t’i ftojnë popullatën, siç i kanë ftuar gjithëherë njerëzit para Kuvendit, do të krijojnë një kaos në Maqedoni në kohën kur ne presim që me koka të ftohta të diskutohet për një zgjidhje për çështjen e emrit. Mendojë se nuk ideja e VMRO që ta bllokojë gjuhën, pasi ligjin e gjuhës në një mënyrë tjetër e ka miratuar edhe VMRO-ja, por këto kanë zgjedhur çështjen e gjuhës që të mobilojnë popullatën maqedonase”, theksoi Selmani, njofton TetovaSot.