[VIDEO]Arben Taravari: çdo të Premte pas namazit të Xhumas viziton fshatrat dhe lagjet e Gostivarit

taravari

Arben Taravari Kryetar i Gostivarit çdo të premte pas namazit të xhumas viziton fshatrat dhe lagjet e Gostivarit.

Taravari u shpreh se pas dites se marte ku ku ka bisedim te lire me qytetaret e Gostivarit ne objektet e komunes,tani me edhe diteve te Premte ka paralajmeruar pas namazit te Xhumase te dal ne teren bashk me kabinetin e tij dhe ti vizitoj lagjet dhe fshatrat per tu ballafaquar me problemet e tyre qe i tanngojne.

Banorët e fshatit Forinë e njoftuan kryetarin e komunës në lidhje me problemet e natyrave të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen.“Prej sfidave me të cilat do të ballafaqohemi për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimit lokal në fshatin Forinë, prioriteti do t’i japim rikonstruimit të rrugës Çajlë -Forinë. Realizimi i punëve ndërtimore në këtë aks rrugor do të fillojë shumë shpejtë, dhe kjo në saje të një granti. Ndërsa prioriteti i dytë, është asfaltimi i një rruge në brendi të fshatit Forinë”, informon kryetari Taravari.

Kryetari i komunës së Gostivarit, po ashtu bëri me dije se të premten tjetër do ta vizitojë Lagjen e Re në qytetin e Gostivarit. Ndërsa pas dy javësh do të takojë banorët e fshatit Banjicë e Epërme.
Vizitat e këtilla do të realizohen kryesisht pas faljes së namazit të xhumas.