VIDEO/ ‘Çmendet’ Cikalleshi, 2 gola Beshiktashit për 2 minuta

Sokol Cikalleshi ka qenë me të vërtetë i magjishëm mbrëmjen e sotme, teksa ka shënuar dy gola, në përballjen e Kupës së Turqisë që Osmanlispor luajti ndaj Beshiktashit.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 83-të, por ka qenë bomberi i Kombëtares shqiptare, ai që ka kthyer për dy minuta rezultatin.

Në fillim, në minutën e 86-të, kavajasi shënoi golin e parë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, shënoi edhe golin e kthesës, me 11-metërsh.

Por, gjithsesi, kjo fitore falë Cikalleshit nuk i shërbeu turqve të Osmanslisporit, që e kishin humbur ndeshjen e parë me shifrat 1-4, dhe përfundimisht u eliminuan në raundin çerekfinal të Kupës së Turqisë.