Sot protesta para Qeverisë

Protestë e re planifikohet të mbahet sot në mesditë para Qeverisë së Maqedonisë. Protestën e organizojnë qytetarë të cilët ftojnë për pjesëmarrje masive nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Qeveria e Britanisë së Madhe në vitin 2000 na ka dhuruar një djegës të mbeturinave mjekësore që nuk i ka plotësuar standardet e BE-së dhe nuk jep mbrojtje kundër gazrave helmuese që lirohen gjatë djegies së mbeturinave.

Kjo furrë e mbeturinave nuk bën filtrimin e gazrave helmuese që shkaktojnë kancer dhe shumë sëmundje tjera”, thuhet në thirrjen për protestë në rrjetin social facebook.