Simboli i rezistencës palestineze Xhunejdi mbërrin në Turqi

Palestinezi 16-vjeçar Fevzi el-Xhunejdi, i cili bëri xhiron e botos me fotografinë teksa arrestohej me sy të mbyllur nga një numër i madh i ushtarëve izraelitë, ka mbërritur në Turqi, ku pritet të takohet edhe me presidentin Recep Tayyip Erdoğan

Palestinezi 16-vjeçar Fevzi el-Xhunejdi i cili u bë simbol i rezistencës në ngjarjet e fundit në Palestinë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, ka arritur në Turqi. ( Serhat Çağdaş – Anadolu Agency )

STAMBOLL (AA) – Palestinezi 16-vjeçar Fevzi el-Xhunejdi i cili u bë simbol i rezistencës në ngjarjet e fundit në Palestinë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, ka arritur në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezi 16-vjeçar Fevzi el-Xhunejdi ka mbërritur në Stamoll, ku do të marrë pjesë në një aktivitet treditor të organizuar nga Bashkia Esenler, bashkë me babain e tij Muhammed el-Xhunejdi.

Xhunejdi tha si ndien dashuri për popullin turk, i cili vazhdmisht mbron kauzën e Plaestinës, duke shtuar se është hera e para që vjen në Turqi.

Ai theksoi se në kohën teksa ndodhej në arrest, nuk ka pasur mundësinë të ndjek gjërat që ka bërë Turqia për ta.

“Kur Izraeli më arrestoi, më dërgoi në burg dhe nga aty nuk kam pasur mundësinë të shikoj asgjë. Na i ndaluan të gjitha pajisjet elektronike, telefona dhe televizorë. Teksa ndodhesha aty, nuk kam mundur të shikoj asgjë. Kishte vetëm një televizor dhe vetëm disa kanale të caktuara, nga të cilat nuk mund të ndiqej asgjë. Fotografinë time të famshme munda ta shikoj vetëm pasi dola nga burgu”, tha Xhunejdi.