Si u sulmua për vdekje nga dy qenë vogëlushja me origjinë shqiptare, dalin fotot e tmerrit

Një vogëlushe një vjeçare ka mbetur mbrëmë e vdekur në një mënyrë tragjike pasi është sulmuar nga dy qenë pitbull në Flero, provincë e Brescias.
Vajza e vogël ishte në oborr kur u sulmua nga qentë, të cilët kanë plagosur edhe gjyshin e saj që u përpoq ta shpëtonte. Është dashur ndërhyrja e karabinierëve që i moshuari të shpëtonte gjë që nuk mund të bënin me vogëlushen për shkak të kohës.

E përditshmja italiane Tgcom shkruan:

Vajza ishte vetëm me gjyshin në shtëpi dhe në orët e vona të pasdites kishte dalë në oborr për të luajtur kur qentë e sulmuan atë duke e lënë të vdekur. Përpjekjet e gjyshit të saj për ta shpëtuar ishin të kota, sepse 1-vjeçarja vdiq shumë shpejt nga lëndimet në kokë. Nëna 22-vjeçare e viktimës nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa babai i saj me origjinë shqiptare, punonte në Gjermani, ku kishte emigruar pasi ka humbur punën në Itali. Kur karabinieri mbërriti në vendngjarje u desh që të vrisnin dy qentë pitbull-a në mënyrë që të hynin brenda rrethimit të banesës dhe të shpëtonin të moshuarin. Nëna e vajzës gjithashtu gjendet në spital për shkak të goditjes psikologjike.”

Më poshtë fotot nga ngjarja e kobshme.