Shkatërrohet grupi shqiptar i fuqishëm i trafikut, zbulohet bosët shqiptarë të drogës (Foto/Video)

droga-itali

Një operacion i policisë italiane ka dërguar në pranga 9 persona. Shqiptarë e italianë janë prangosur pasi akuzohen për trafik droge, kanabisi, cigare dhe alkool kontrabandë nga Shqipëria në Itali. Hetimi dhe arrestimet janë bërë nga Guardia di Financa. Bëhet fjalë për dy grupe të cilët bashkëpunonim mes tyre. Hetimet janë bërë nga Prokuroria dhe Guardia di Financa e Brindisit. Trafiku

Trafiku bëhej përmes portit të Brindisit . Operacioni u realizua në orët e para të mëngjesit të sotëm .

Me urdhër të Prokurorisë së Brindizit janë goditur dy grupe kriminale e janë ekzekutuar 9 masa ndalimi ndaj 2 shtetasve shqiptarë e 7 italianë. Arrestimet janë kryer në provincën e Barit. Lecces e Brindizit.

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin kriminal të një bande që trafikonte përmes detit drogë nga Shqipëria drejt Italisë si dhe cigare dhe alkool. Investiguesit italianë kanë verifikuar sasi të konsiderueshme marijuane të trasportuar me gomone nga Shqipëria.

Më 15 dhjetor të 2017 këtij grupi kriminal u janë sekuestruar 480 kg marijuanë, një motoskaf e një autoveturë në zonën Lendinuso në provincën e Brindizit. Të arrestuarit janë shqiptari Keliant Llaka 27 vjec, një tjetër shqiptar i shapllur në kërkim identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur si dhe shtetasit italianë Italo e Giuseppe Lorè 42 e 45 vjec, Luigi Spina 37 vjec e Nicola Magli 36 vjec.

Grupi i dytë kriminal i godiur nga Policia Financiare e Brindizit është i përbërë nga shtetas italianë të akuzuar për kontrabandë cigaresh e alkoli nga Hollanda, Polonia e Lituana me anë të fallsifikimit të dokumentacionit të mallrave që hynin përmes portit të Brindizit.

droga-itali

droga-itali