Rrënohet tarraca në banesën e re në Çair, trishtohen banorët(FOTO)

Tarraca e një banese të re është rrënuar në njërën nga ndërtesat e reja të banimit të ndërtuara kohë më parë në Çair. Për fat të mirë në momentin kur ka ndodhur rrënimi bëhet e ditur se nuk ka qenë asnjë banor i banesës. Por ka mund të ndodhë tragjedi e madhe në rast se dikush do të ishte në tarracën një kat më poshtë.

Kjo fatkeqësi ka përfshi rrjetet sociale dhe se është kërkuar ndërhyrja e inspektorateve komunale.