Putin “ka harruar” raketat e aeroplanët, frikësohet nga diçka tjetër – po përgatitet të krijojë një forcë kundër dronëve!

Presidenti rus, Vladimir Putin është gati të krijojë një forcë të veçantë për të mbrojtur objektivat kryesore ruse, siç mund të jenë edhe pikat e energjisë bërthamore nga ndonjë sulm i mundshëm me drone.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, masa, e cila përfshin teknologjinë e “shkatërrimit të dronëve”, vjen mes frikës se terroristët mund të bëjnë një sulm të fuqishëm duke përdorur objekte të sofistikuara të fluturimit pa distancë.Po sipas mediave, shqetësimet ruse janë rritur pas sulmeve xhihadiste në bazat e saj ushtarake në Siri duke përdorur UAV – automjete ajrore pa pilot.

Në këtë drejtim, siç thuhet më tej, Kremlini ka kërkuar që Ministria e Mbrojtjes, disa agjenci të shërbimit sekret dhe Gardës Kombëtare Ruse të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për të shkatërruar dronët, përpara se të arrijnë objektivat e tyre.Per me shum kliko ne rek lamen me poshte