PËRPLASET RËNDË NGA MAKINA, TINEJXHERI SHKUPJAN PO LUFTON PËR JETË

policija-0

Një tinejxher është duke luftuar për jetë pasi që është goditur nga një makinë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme kur, 72-vjeçari K.A me makinën e tij “Mazda 6” ka goditur 18 vjeçarin B.N.

Policia informon se menjëherë pas aksidentit, këmbësori me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente ku janë konstatuar lëndime të rënda dhe gjendet në rrezik për jetë.

Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.