Pasi studioi fikun dhe ullirin, shkencëtari japonez e pranoi Islamin

Prof. Dr. Taha Ibrahim Halifa, profesor i biologjisë dhe ish-dekan në Universitetin e El-Az’harit, zbuloi se një shkencëtar i madh japonez në fushën e bujqësisë u konvertua në Islam pasi zbuloi mrekulli të mëdha shkencore në Kur’an.

Gjegjësisht, hulumtimi i tij trajtoi çështjen fikut dhe ullirit.

Taha Ibrahim thotë: “Substancën methaleutonids e sekreton truri i njeriut dhe i kafshëve në sasi shumë të vogla.

Ajo është e përbërë nga proteina, e cila në vete ka gjithashtu dhe sulfate që mund shumë lehtë të lidhen me zinkun, hekurin dhe fosforin.

Kjo materie konsiderohet të jetë shumë e rëndësishme për mbijetesën e trupit të njeriut, veçanërisht ngase ajo redukton kolesterolin, rregullon metabolizmin, forcon zemrën dhe rregullon frymëmarrjen.

Profesori gjithashtu thotë: “Sekretimi i këtyre substancave nga truri i njeriut fillon gradualisht nga viti 15 deri në të 35-at, dhe pastaj zvogëlohet deri në vitet e gjashtëdhjeta të jetës.

Për këtë nuk mund të fitohet lehtë kjo substancë, e cila gjithashtu në përqindje të vogël mund të gjendet edhe tek kafshët.”

Ai thotë: “Kur hulumtimi është përqendruar në gjetjen e kësaj substance magjike midis florës, dhe grupi i shkencëtarëve japonezë u dha në hetimin e kësaj substance, e cila ka ndikim në largimin e simptomave te dobësimit senil (të pleqërisë).

Më në fund këtë substancë e gjetën vetëm në dy llojet e bimëve, dhe ato janë: Fiku dhe Ulliri.”

Dr. Taha Ibrahim u bëri thirrje për të reflektuar mbi betimin e Allahut për fikun dhe ullirin dhe lidhshmërinë e këtij betimi me krijimin e njeriut në formën më të bukur, dhe mandej kthimin e tij në nivelet më të ulëta.