Një ushtar amerikan i KFOR-it vdes në Bondsteel

Robert Jones ishte një ushtar i shquar, i cili vullnetarisht ishte lajmëruar për të shërbyer për popullin e tij dhe shprehim keqardhje për humbjen e tij,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga forcat amerikane në Evropë

Një ushtarë amerikan i forcave të KFOR-it ka vdekur në kampin më të madh të ushtrisë amerikane në Ballkan, në Bondsteel afër Ferizajt. Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se një ushtar amerikan, 21 vjeç, ka vdekur në Kosovë dhe se një hetim ka nisur lidhur me rastin.

Në një deklaratë të postuar në faqen e forcave amerikane në Evropë, selia e së cilës është në Wiesbaden të Gjermanisë, thuhet se 21-vjeçari Robert Jons vdiq të shtunën. Siç pohohet, ai ishte pjesë e policisë ushtarake dhe ishte përgjegjës për trajnimin e qenve ushtarak, transmeton KP .

Që nga prilli i vitit 2016, Jons ishte në Brigadën e 18-të të Policisë Ushtarake. “Robert Jones ishte një ushtar i shquar, i cili vullnetarisht ishte lajmëruar për të shërbyer për popullin e tij dhe shprehim keqardhje për humbjen e tij,” thuhet në deklaratë.