Messi “harron” Topin e Artë, triumfon në çmimet individuale të La Liga-s

Lionel Messi është zgjedhur lojtari më i mirë i La Liga për sezonin 2016-17 dhe në fjalën e tij menjëherë pas tërheqjes së çmimit ai është shprehur se dëshiron t’i tregojë të gjithëve përse e meritonte këtë çmim duke udhëhequr Barcelonën kundër Realit të Madridit këtë fundjavë.

Por çmimi si lojtari më i mirë i La Liga nuk ishtë trofeu i vetëm i “rrëmbyer” nga “pleshti”, me kapitenin e Argjentinës, që fitoi dhe trofeun Alfredo Di Stefano pasi shënoi 37 gola dhe shërbeu 9 herë për shokët e skuadrës.

“Unë dua të falënderoj shokët e mi dhe këtë çmim të veçantë dua ta ndaj dhe me ata. Qëllimi im kryesor nuk është që të fitoj çmime individuale, por trofe me ekipin tim dhe shpresojmë se mund të konkurrojmë për La Ligën. Nëse trofe të veçanta vijnë pas kësaj, aq më mirë“.-deklaroi ylli argjentinas pas tërheqjes së çmimeve.

/Ora News