Mbi pesë mijë vjedhje për një vit në Kosovë

vjedhje-hajdut

Krahas krimeve të rënda, shqetësim për qytetarët janë bërë vjedhjet të cilat janë mjaftë të shpeshta në Kosovë.

Numri i vjedhjeve këtë vit shënon mbi 5 mijë ,saktësisht 5264 raste, shkruan Indeksonline.

Për dallim nga viti i kaluar, numri i tyre ka shënuar rënie për 7.96%. Vitin e kaluar numri i tyre ka qenë 5 mijë e 610 raste.

Sipas të dhënave të policisë për Indeksonline edhe vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie për 7.96%, nga 5610 sa kanë qenë në vitin 2016, në këtë vit numri i tyre është 4625.

Ndërkaq, për këtë vit, Policia e Kosovës ka evidentuar gjithsej 45,793 raste, prej të cilave 32.538 janë klasifikuar si vepra penale, ndërsa 12,941 raste janë klasifikuar si kundërvajtje.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, personat që kryejnë vjedhje apo grabitje me përdorim të forcës apo kanosje serioze për personin tjetër, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, dënohen me burgim nga 3 deri në 12 vjet.