Ligji i gjuhëve kalon me 69 vota “pro” (Video)

parlamenti-0

Më shumicë votash, Kuvendi i Maqedonisë e ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Gjithsej 69 deputetë të pranishëm votuan ”për” propozimin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ligji përmban 25 nene, dhe parasheh që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përpos maqedonishtes është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj./Telegrafi