Lëvizja Ilirida apel BDI-së per vrasjet dhe incidentet në Çair,

“Me shqetësim të theksuar, i pranojmë lajmet nga antarsia e Lëvizjes për Iliridë nga Çairi,dhe nga lajmet zyrtare.

Kronologjia e ekceseve kriminale me pasoja, në dëme materiale edhe humbje jetë. Na detyronë fakti të aludojmë se ngjarjet nuk janë ndodhi spontane, por ka një burim të caktuar, po ashtu prapavijë të caktuar.

Poenta është që të njolloset dhe të keq plasohet para opinionit vendor dhe ati ndërkombëtarë, në vazhdën e kërkesës për fedaralizimin e R.Maqedonisë,dhe riemërimit të emrit. Më këtë akt minimizohet imazhi se Shqiptarët nuk kanë kapacitete shtet formuese dhe të udhëheqin me institucionet shtetërore, dhe se aty ku udhëheqin zhvillohen qendra të krimit të shëmtuar të cilin nuk e pranon faktori ndërkombëtarë.

Apelojmë që të mobilizohet BDI-ja si parti në pushtet dhe sa më shpejtë të konsolidohet komuna e Çairit, dhe të eliminohen celulat kriminogjene nga komuna e Çairit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Ilirida për Çair. (INA)