LAJM I FUNDIT: TËRMET I FUQISHËM 7.2 BALLË NË AMERIKËN QENDRORE, ALARM PËR CUNAM

Një tërmet i fuqishëm 7.2 ballë i shkallës rihter është regjistuar pak minuta më parë në Amerikën Qendrore në bregun perëndimor të Nikaraguas.

Autoritet kanë lëshuar alarmin për dallgë shkatërruese të cunamit pas tërmetit të fuqishëm me epiqendër në 30 kilometra thellësi dhe 135 kilometra nga Puerto El Triunfo në El Salvador, raporton Newsbomb.al.

Sipas “PTWC”, ekziston rrezik potencial i dallgëve vdekjeprurrëse në një gjatësi prej 300 kilometra vijë bregdetare. Në Nikaragua është deklaruar gjendja e emergjencës.

Zona e Amerikës Qendrore është goditur aktualisht nga uragani Otto erërat e së cilit arrijnë në 170 kmh ndërsa nga tërmeti paraprakisht nuk raportohet për dëme materiale.