LAJM I FUNDIT/ Me automobil ka goditur një këmbësor në Kumanovë dhe është larguar

policija-093

Një person i panjohur duke drejtuar automjetin “Golf” me targa të panjohura mbrëmë në rrugën “Tode Mento” në Kumanovë e ka goditur këmbësorin A.I. (48), dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

MPB informon se pas aksidentit këmbësori A.I. me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën mjekësore Kumanovë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.

Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe automjetit./Zhurnal