Ky shqiptarë tenton të kalojë doganën me 22kg kanabis! (FOTO)

DOGANA-KONTROLL

48-vjeçari nga Tirana, Fatos Alushllari, u arrestua sot në dogaën e Qafë Botës në Sarandë nga Policia Kufitare.

Policia njoftoi se “më datë 14.01.2018, në PKK.Qaf Botë, gjatë kontrollit të mjetit ”Benz” me drejtues Fatos Alushllarin, Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën ka konstatuar 22 pako me kanabis në formë çokollate me peshë 23.5 kilogramë.

Fatos Alushllari, 48 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular. Dosja i kaloi Prokurorisë për veprën penale ”Trafikim të lëndëve narkotike”.