Kush është Zoran Zaev, provincialisti nga Strumica që u bë kryeministër (VIDEO)

zaev-09

Nga një biznesmen lokal, Zoran Zaev i hyri politikës lokale me librezën partiake të LSDM, duke u pranuar për një kohë të shkurtër si politikan i adhuruar në mesin e bashkëqytetarëve të tij.

Ekonomisti 43 vjeçar defilimin e tij në politikë e bëri duke u zgjedhur deputet i socialdemokratëve në zgjedhjet e 2003.Në vitin 2005 për herë të parë ai zgjidhet për kryetar të komunës së Strumicës.

Por pas shpalljes së tij në vitin 2007-2008 si kryetar më i mirë nga ana e Këshillit të Evropës, ai u përballë me aferën e ashtuquajtur “Global” në vitin 2008, kur Zaev dyshohej se në mënyrë të paligjshme ka përfituar miliona euro gjatë ndërtimit të qendrës tregtare me të njëjtin emër në Strumicë përmes një partneriteti publiko- privat.

Por vetëm pas disa orëve të paraburgimit, ai ishte falur nga presidenti i asaj kohe, Branko Cërvenkovski, duke e cilësuar këtë si një kurth politik.

Në këtë periudhë Zaev ishte nënkryetar i LSDM, ndërsa në verën e 2013 ai ishte zgjedhur në krye të kësaj partie, paralelisht duke ushtruar edhe postin e kryetarit të komunës së Strumicës.Zaev gjatë kësaj periudhe si lider i LSDM ishte përballur me humbje të cikleve zgjedhore përballë oponentit të tij Nikolla Gruevski.

Për një periudhë të shkurtër arriti të ndërroj kreun partiak, duke sjellë figura të reja. Protagonizmi politik i Zaevit u rrit në fillim të 2015 kur nisi me publikimin e materialeve të përgjimeve.

Ai atëkohë theksoi se shërbimi sekret kishte përgjuar mbi 20 mijë qytetarëve, edhe ate pa urdhër gjykate.

Pas publikimit të bombave, Zaev ishte një politikan që targetonte edhe përkrahjen e shqiptarëve. E kjo u tregua me protestën e majit të 2015, kur mijëra qytetarë ishin mbledhur para Qeverisë.Zaev arriti që të hap dyert edhe për personalitete publike shqiptare, duke i përfshirë në organet e larta partiake, me qëllim të përfitimit të votës së komunitetit shqiptar, ashtu që në zgjedhjet e dhjetorit të 2016, LSDM arriti të mbledhë një numër të konsiderueshëm të votave shqiptare.

Në këto zgjedhje, fitorja e LSDM ishte e ngushtë përballë VMRO-DPMNE, me një dallim prej 2 deputetëve. Dështimi i negociatave mes VMRO-DPMNE si parti që doli e para në zgjedhje për të formuar Qeverinë, i hapi rrugën Zaevit që të negociojë me partitë shqiptare për formimin e Qeverisë. Por pengesa e dhënies së mandatit ishte nga presidenti Gjorgje Ivanov, i cili kërkoi garanci nga lideri socialdemokrat që në këmbim të mandatit të siguronte se nuk do të rrezikohej karakteri unitar i Maqedonisë përmes Deklaratës së partive shqiptare. Por Zaev ia arriti duke e çuar në opozitë VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit.

Në karrierën e tij jetësore ai njihet edhe për sukseset e arritura në biznesin privat familjar në Strumicë, ku ai ende jeton aty me familjen e tij tre anëtarëshe, bashkëshorten Zorica Zaeva dhe dy fëmijët Aleksandra dhe Dushko.