Këto vende në Maqedoni mbulohen me borë.. Pritet..

bora-1

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet në lagështi, borë me intensitet të dobët ka rënë në Gjavatë ndërkohë që në rrugë tjera nuk mban, dukshmëria është zvogëluar nga 30 në 40 metër për shkak të mjegullave në rrugën nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit, ndërkohë që nga 50 deri në 100 metër nga Strazha deri në Krushevë, transmeton Zhurnal.mk

Rekomandohet që të ketë shumë kujdes në vozitje në këto akse rrugore, nga Kocani-Mak.Kamenica-Delcevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.