Kërcënime në adresë të deputetit të LSDM-së dhe familjes së tij, ja kush është?(Foto)

parlamenti-0

Deputeti dhe kryetari i degës së LSDM-së në Strumicë, Kosta Kostadinov ka njoftuar se pas votimit të Ligjit për gjuhët janë duke u përballur me kërcënime dhe ofendime.

Pas votimit PËR ligjit për gjuhët, u bëmë cak i kërcënimeve të lloj-llojshme, mallkimeve ndaj nesh dhe familjeve tona. Nuk kam ndërmend t’i dënoj njerëzit, përkundrazi jetojmë në shoqëri demokratike ku kemi lirinë që për disa tema të pajtohemi, kurse për disa të mos pajtohemi”, ka shkruar mes tjerash Kostadinov.