Ish-ministri i Brendshëm shqiptar, kolonel Dritan Demiraj, ka përshëndetur miratimin e gjuhes Shqipe

kolonel-demiraj_151-0

Ish-ministri i Brendshëm shqiptar, kolonel Dritan Demiraj, ka përshëndetur miratimin e ligjit për gjuhët në Maqedoni, ku gjuha shqipe avancon në statusin e saj zyrtar.
“Miratimi në FYROM i gjuhës shqipe është një hap i madh dhe i rëndësishëm, i cili padyshim që është i vonuar por erdhi jo si dëshirë e maqedonasve , por vetëm si pasojë e rritjes së fuqisë politike, ekonomike dhe diplomatike të shqiptarëve atje dhe jo vetëm.

Nëse të gjithë shqiptarët do të ishin të bashkuar kudo ku jetojnë dhe nëse do kishin qeverisje më kombëtare, të pakorruptuar dhe serioze që do të mendonte së pari për Kombin dhe popullin e tyre, atëhere dhe niveli i jetesës së tyre dhe integrimi në BE do ishte bërë me kohë.

Suksese vëllezërve në FYROM dhe së shpejti për herë të parë dhe me një President shqiptar”, shkruan Demiraj në rrjetet sociale.