‘Infermieri monstër’ trondit Gjermaninë: Ka vrarë jo 2 por 84 pacientë!

Një infermier i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve në Gjermaninë veriore është tashmë i dyshuar për vrasjen e të paktën 84 pacientëve të tjerë.

40-vjeçari, i identifikuar vetëm si Niels H , u dënua për vrasje në tentativë në vitin 2006 dhe vrasje në vitin 2015.

Viktimat e tij morën doza vdekjeprurëse mjekimesh në të gjitha njësitë ku ai punonte.

Të afërmit e pacientëve që vdiqën në klinikat ku ai punonte i kishin kërkuar policisë të hetonte më tej.

Një komision u ngrit në vitin 2015 për të hetuar shkallën e krimeve të tij, gjë që mund ta bënte atë vrasësin më të keq të Gjermanisë pas luftës.

Mjekimi që “infermieri monstër” u jepte pacientëve shkaktonte ndalimin e zemrës dhe mosfunksionimin e sistemeve të qarkullimit të gjakut.

Gjyqtarët thanë se ai ishte i motivuar nga dëshira për të shpallur si “hero” duke ringjallur pacientët që ai kishte vrarë.

“Gjetjet e komisionit hetimor po kalojnë çdo imagjinatë”, tha shefi i policisë së Oldenburgut, Johann Kuhme. “Thjesht është e pamundur që të themi sesa njerëz janë vrarë”. Kuhme kishte paralajmëruar edhe më herët se numri i viktimave mund të rritet ende. Akuzat e reja pritet të ngrihen zyrtarisht në gjykatë në fillim të vitit 2018.

Gjatë gjyqit, ai pranoi dhënien e mjekimit vdekjeprurës të paktën 90 personave në një klinikë të kujdesit intensiv Delmendorst./SYRI.net/