Golashënuesit më të mirë për vitin 2017

-futbollistat-messi-ronaldo-8943025

Me golin nga penalltia në fitoren e thellë të Barcelonës kundër Real Madridit të shtunën në mesditë në “Santiago Bernabeu”, Lionel Messi tani i prinë listës së golashënuesve për vitin 2017, në top pesë ligat kryesore në Evropë.
Goli në fitoren 0-3 të Barcelonës në El Clasico ishte i 54-ti për yllin argjentinas brenda vitit kalendarik 2017.

I dyti është Harry Kane i Tottenham, i cili ka 53 gola dhe një ndeshje ende të pazhvilluar.

Po aq kanë Endinson Cavani, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.
golat-futboll-2017
Por, për dallim nga Kane, i cili do të ketë mundësi ta përmirësojë rekordin e tij kundër Southampton më 26 dhjetor, Messi, Ronaldo, Lewandowski dhe Cavani e kanë përmbyllur vitin 2017 më kaq. /Express/