(FOTO)Neymar kërcënon Real Madridin, nuk pritej kjo deklaratë

neymar

Neymar paralajmëroi Real Madrid se objektivi i rëndësishëm për PSG-së është triumfi në Champions League.

Në një intervistë për mediat franceze, Neymar shpalosi objektivat e këtij sezoni për Paris Saint Germain, shkruan “Mundo Deportivo”, raporton SYRI.net.

neymar

“Është shumë e komplikuar të them tani, por ne po bëjmë një punë të mirë. Cavani dhe Mbappe janë lojtarë të mëdhenj që bëjnë një diferencë të madh. Ne po njohim njëri-tjetrin dhe po përmirësohemi. Ne shpresojmë që t’i fitojmë të gjitha titujt, veçanërisht Champions Leaguen”, theksoi ai.

Kujtojmë që PSG-Real Madrid do të jetë dueli më interesant në fazën e 1/16 në Champions League.

Paris Saint Germain arriti të mposhtë me rezultatin e thellë 8-0 Dijonin dhe çoi në 11 pikë distancën nga ndjekësit.

Neymar ishte protagonisti absolut në këtë takim me 4 gola të shënuar.

neymar

/ Oldi Mele