Fotografi që po dridh rrjetin, a po kthehet Ermira Mehmeti në politikë me flamurin Kuq e Zi?! (Foto)

Një fotografi po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale. Aty është ish deputetja Ermira Mehmeti, kurse në sfond flamuri kuq me zi me shqiponjë, shkruan KumanovaSot. Press.

Fotografia shoqërohet edhe me komente se ish deputetja Mehmeti, duhet të kthehet sërish në skenën politike shqiptare në Maqedoni. Ajo tani një vit po ushtron profesionin e noteres, por shpeshherë është prezente në mediume duke komentuar zhvillimet politike. Spekulime për rikthimin e saj në politikë qarkullojnë gjatë tërë kohës, mirëpo ish deputetja nuk dëshiron t’i komentojë.

Ermira Mehmeti u lind më 6 tetor 1979 në Shkup, Republika e Maqedonisë me kombësi shqiptare. Juriste e diplomuar në UEJL në Tetovë, magjistër në sferën e politikës komparative në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE). Doktorant i shkencave juridike në Universitetin e Tiranës.

Ermira Mehmeti është deputete në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim që prej 2011, por një vit më parë ajo braktisi politikën, duke iu kthyer profesionit të noteres.