Florentina Mori Këto Ditë Në Jordani, Titullin Dr. Në Shkencën E Tefsirit Të Kur’anit.

Së fundmi është shënuar një tjetër sukses akademik i vajzave shqiptare në universitetet e huaja.

Kësaj radhe bëhet fjalë për Florentina Termkollin nga Kosova, e cila mori këto ditë në Jordani, titullin Dr. në shkencën e Tefsirit të Kur’anit.

Duke marrë një titull të tillë, Dr. Florentina bëhet e para grua eksperte nga Kosova në këtë fushë të veçantë.

Kjo arritje akademike e Florentinës na gëzon pa masë.

I urojmë asaj suksese të mëtejshme dhe i lutemi Zotit që t’i shtojë vajza të tilla, që i përkushtohen dijes dhe që japin kontributin e tyre të vyer në shkencat teologjike./keshillaislame

Me leje nga: ©HijabIsMyPrideAlbania