ELVIS NACI/ Çfarë më ka ndodhur kur takova njëbesimtare të krishterë…

elvisnaci

Kohët e fundit kam publikuar me lejën e Zotit, nismën “ Për Jetimin” ku shumë familje në nevojë përfitojnë ndihmesa ekonomike. Në faqen time në Facebook, por edhe tek faqja zyrtare e Fondacioni Firdues kanë qënë të shumta rastet që janë depozituar pranë nesh. Si zakonisht erdhi një mesazh, ishte një vajzë e re dhe me pasion të madh për të bërë vepër të mirë tha: “ Përshëndetje, pashë njoftimin tuaj rreth ndihmesës së fëmijëve jetime, un jam njohur nga afër me një rast jetimash dhe vërtet janë në nevoje sepse Nëna është me sëmundje të rëndë. Madje e ka të pamundur të punojë për shkak të operacionit.

Ky është nr i telefonit, mund të kontaktoni me familjen.” Me mirënjohje i kthyem një mesazh falenderues dhe pas pak çastesh telefonuam zonjën në fjale. E hapi telefonin dhe e habitur na pyeti se kush ishim, nuk kishte dëgjuar për nismën tonë dhe u emocionua kur në i treguam se rasti juaj ishte dërguar nga dikush. Pasi i morëm të dhënat, na dëgjoi me kujdes dhe tha: “ Unë shyqyr Zotit jam pak më mirë, sepse edhe më përpara kam punuar disi por tashmë nuk mundem ngaqë jam në operiacion, por ju lutemi përpara meje merni në shyqrtim një tjetër rast problematik. Tek salla ime në spital ishtë një nënë, në moshë të re, me 3 fëmijë, jetojne e vetme, me qera, pa asnjë ndihme dhe pa asnjë burim financiar. Rezikonte ta largonin nga shtëpia për shkak se nuk kishte mundësi të paguante qerane. Ju lutem kontaktojeni në këtë nr telefoni. Me mirësjellje i premtuam se dhe rasti i saj do të ishte në shqyrtim, dhe pasi mbylla telefonin mendova! Falenderimet i takojnë Zotit të Gjithësisë që ka njerëz kaq të mirë. Në mëndje më shkoi direkt thënia e profetit tonë të dashur Muhammedit [ Paqja, meshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të]: Nuk është musliman i vërtetë ai që nuk dëshiron për të tjerët atë që dëshiron për veten e tij. Pa hezituar direkt formova numrin për të kontaktuar zonjën në fjalë. Zilet e telefonit po i shkonin, por askush nuk po përgjigjej dhe papritur u dëgjua një gjysëm zëri:
– Alo përshëndetje!
Mendova se mos kishte poblem telefoni ngaqë po dëgjohej zëri i pakët dhe me ndërperje.
– Përshëndetje, e nderuar, si jeni, kontaktojmë nga Fondacioni Firdeus, jemi duke qëndruar afër me ndihmesa familjeve jetime dhe pranë nesh është parqaitur rasti juaj.
Zonja me gjysëm zëri tha:
– Shumë faleminderit, Zoti ju shperblëftë, un sapo kam dalë nga salla e operacionit, ndodhem në spital. Nuk kam asnjë ndimesë, jam e vetme me tre fëmijë ju lutemi më ndihmoni sepse as ushqime nuk kam!
Dhe na dha adresën e plotë. Pasi mbylla telefonin e kuptova se zëri i saj tregonte qarte se në çfarë situatë kritike ndodhej kjo zonjë e nderuar! I morëm të dhënat kryesore dhe pasi doli nga operacioni shkuam me nijetin e mirë për ta ndihmuar qoftë edhe me burimet e para ushqimore ose çfarë do lloj problemi që ajo kishte. Shkova, me staffin e fondacionit, përball tek rruga na doli një fëmijë i vogël, e pafajshme dhe shumë e ndrojtur. Sapo na pa ndjeu një farë gëzimi dhe na shoqëroi brenda në shtëpi. Pasi u futëm brenda, nga pamjet që pamë tregonte se kjo familje ishte e besimit kristian. Zonja në fjalë tha:
– Unë besoj shumë në Zot!
Ajo e dinte që ne ishim besimtarë muslimanë, dhe mbase mendoi se duke parë që ajo ishte kristiane, ne do të tërhiqeshim dhe nuk do e ndihmonim. E si të mos ndihmosh një njeri, një krijesë të Zotit ku vetë Sunduesi i Gjithësisë ka thënë në Kur’anin famëlartë: “ Nuk ju ndalon Zoti i Gjithësisë, t’i bëni mirë njerëzimit totalisht dhe të silleni me to me drejtësi. ” { Surja Mumtehine, ajeti 8} Duke parë këtë realitet dhe të vërtete Kur’anore, muslimanit të vërtetë i shtohet dëshira e mirë që të jetë i dobishëm dhe në ndihmë të njerëzve. Pa humbur kohë, i kërkuam motrës së nderuar se çfarë problemesh kishte, por ajo ishte aq shumë sëmurë saqë as në këmbë nuk qëndronte dot! Operacioni kishte qënë i vështirë dhe kushtet ishin vërtet jo normale për jetesë. Ajo kishte mungesë ushqimesh, por ajo që u vu më shumë re dhe me një ndrojtësi po na e shprehte ishte se kishte nevojë për një lavatrice. Me sytë e mbushur me lot tha:
– Jam e sëmurë, nuk laj dot rrobat, shpesh-herë m’i lajnë gocat, por ato janë të vogla nuk dua t’i mundoj dhe detyrohem t’i laj vet, por siç e shikoni ndihem e pamundur për shkak se nuk kam fuqi as të eci edhe jo më të pretendoj të punoj për të mbajtur fëmijët me bukë.”
Kjo nënë ishtë vërtet në një situatë të vështirë, dhe ne si muslimanë e ndjenim të obligueshme për ta ndihmuar dhe me lejën e Zotit të Gjithësisë, i zgjidhëm disa nga problemet kryesore që ajo kishte më shumë nevojë. Një gëzim të madh ndjenin dhe fëmijët e saj, të cilët silleshin rrotull në dhomë, për shkak se ata panë një tjetër realitet, panë që Nënës së tyre ju kthye buzëqeshja. Të lumtur, këta fëmijë të sinqertë na thanë:
– Kur do të vini prap?!
– Shumë shpejt, me lejën e Zotit do të jemi pranë jush.
Falenderimet i takojnë Zotit të Gjithësisë që na mundësoi së bashku të jemi në ndihmesë të njerëzve dhe na drejtoi drejt veprave të mira.