Ekskluzive: Turqia njeh Bilall Kasamin si kryetarë të Lëvizjes Besa!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga zyrtari i lartë i partisë Sedat Sulejmani, zhvilluan një takim miqësor me ambasadoren e Republikës të Turqisë znj. Tülin Erkal Kara.
Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe rolin konstruktiv të Lëvizjes Besa në raport me proceset reformuese që e presin Maqedoninë në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Kryetari Bilall Kasami shprehu gatishmërinë e Lëvizjes Besa për të qenë një nga protagonistët kryesor në reformimin e Maqedonisë duke e demokratizuar dhe krijuar institucione kredibile që do jenë në shërbim të qytetarëve.