Ekskluzive, flet për “Flaka”, pronari i Kompanisë Vatani: Fotografia e udhëheqësit të shqiptarëve, Ali Ahmeti është bërë në zyrën time

Në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka, pronari i Kompanisë “Vatani”, nga Republika e Kosovës, njëherit veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, Ismet Sylejmani, sqaron dilemet mbi fotografinë që qarkullon në portalet e ndryshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Në deklarimin special për Agjencinë e Lajmeve Flaka, Sylejmani tregon që fotografia e liderit, që e quan, udhëheqës i popullit shqiptar, Ali Ahmeti, është bërë në zyrën e tij, respektivisht kompanisë së mirënjohur kosovare, Vatani.

Madje, Sylejmani tregon që vizita e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti ishte bërë me rastin e ndarjes nga jeta të babait të Heroit të Kombit Nuhi Berisha, Axhes Rexhep.

Saktësisht, Ali Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, nga shoku, bashkeveprimtari e bashkeluftetari i Tij, nga shefi i Kakinetit të tij dhe deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, Artan Grubi, nga deputeti i Parlamentit te Maqedonise e Shefi i Grupit Parlamentare te BDI-së, Ejup Halimi, ish anëtari i Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së e ish-zedhenësi i saj, Ismet Sylejmani dhe Xhevdet Sylejmani, ishin në Gjilan për ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të babait të Heroit të Kombit, Nuhi Berisha, Axhes Rexhep!.

Ndërkohë gjatë qëndrimit në Kosovë, pas ngushllimeve, Udheheqesi i Popullit Shqiptar, shoku e miku i madh i Ismet Sylejmanit, Ali Ahmeti, ia bëri një vizitë të shkurtër mikut të tij, në zyret e kompanisë Vatani në Gjilan!
Sakaq, portali “Fol” sot publikoi një fotografi të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti me pretentimin se ishte bërë në zyrën e tij në selinë e BDI-së, dhe ku shihej një aparat për llogaritjen e valutave prej letre. Por lajmi me titull “Ç’bën aparati për të numëruar para në zyrën e Ali Ahmetit?”, rezulton të jetë vetëm një spekulim mediatik.

Flaka siguroi fotografi nga vizita e Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Gjilan të Kosovës. FLAKA