E tmerrshme, makina me një shpejtësi të madhe e fluturon gruan në ajër (Foto/Video)

Ky është një moment vërtetë tronditës kur një grua nuk mund t’i shpëtojë kësaj makina, duke e hedhur atë në ajër.

Makina e cila doli nga kontrolli erdhi me një shpejtësi të madhe dhe gruaja në ato momente e frikësuar dhe duke mos ditur se çfarë të bënte ajo nuk dinte se nga të shkonte dhe në fund përfundoi e shtrirë për tokë, por një herë fluturoi në ajër nga goditja që i bëri makina, transmeton lajmi.net.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Lima të Perusë.

Gruaja është dërguar në spital dhe është raportuar se ka marrë lëndime të rënda, por që ka shpëtuar. Madje ajo ka dhënë një deklaratë për mediat peruane: E pashë makinën duke humbur kontrollin, duke ardhur dhe më pas ndjeva veten duke fluturuar në ajër dhe duke rënë në tokë”, u shpreh Lopez Fuster.