Doktori i tha ta abortonte foshnjën, kurse sot është nënë e shtatëmuajshit të shëndoshë

Prindërit kishin refuzuar ta pranonin këshillën e doktorit.

“Ai është një djalosh shumë i lumtur. Ai gëzohet shumë kur njerëzit flasin me të. Ai gjithmonë buzëqesh dhe kënaqet edhe kur është në shoqërinë e njerëzve që fare nuk i njeh -është shumë i lezetshëm”, ka thënë zonja Hodgson,raporton Gazeta Kosova Sot

Holly Hodgson e kishte kuptuar që i biri i saj, Teddy, kishte defektin e njohur si ‘gastroschisis’ kur një radiolog kishte asistuar në ultrazërin e saj në javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë. Në atë moment ishte vërejtur që zorrët e vogëlushit po dilnin nga një vrimë e vogël në abdomen.

Holly, që shpresonte të bëhej nënë për herë të parë, nga Brisbejni i Australisë, mezi priste ta mbante në duar foshnjën e saj, mirëpo doktori i kishte propozuar që të abortonte, pasi kështu kishin vepruar tri femra tjera para saj, të cilat kishin pasur problem të tillë me shtatzëninë. Zonja Hodgson dhe bashkëshorti i saj, Stephen, kishin refuzuar ta pranonin këshillën e doktorit dhe ishin befasuar kur e kishin kuptuar që 95 për qind e foshnjave të diagnostikuar me këtë sëmundje i mbijetojnë shtatzënisë.

Nëna irritohet nga këshillat e mjekut “Më vjen të vjellë dhe zemërohem sa herë mendoj se çka më ka thënë”, ka thënë zonja Hodgson. “Ai është një djalosh shumë i lumtur. Ai gëzohet shumë kur njerëzit flasin me të. Ai gjithmonë buzëqesh dhe kënaqet edhe kur është në shoqërinë e njerëzve që fare nuk i njeh – është shumë i lezetshëm”.

Nëna e zemëruar e djaloshit thotë se ajo që doktori u ka thënë ka qenë një ‘budallallëk’, sidomos kur dihet që i është thënë një çifti që prisnin të bëheshin prindër për herë të parë. Sipas Spitalit ‘Mater Mother’s’ në Brisbejn, ky defekt në lindje, që prek një në rreth 5,000 foshnja – mund të shkaktojë vonesa në zhvillim, megjithatë mund të monitorohet nëpërmjet ultrazërit.

Në ueb-faqen e këtij spitali thuhet që vendimi për abortim ose jo nuk duhet të merret në bazë të pamjes së fetusit pasi çrregullimi shpeshherë mund të përmirësohet kur foshnja të zhvillohet plotësisht, përkundër faktit që ka paralajmërime për rreziqet që e shoqërojnë defektin.

“90-95 për qind e foshnjave të identifikuara me këtë çrregullim i mbijetojnë lindjes, që i bie se vetëm 5-10 për qind e tyre nuk linden të gjallë. Fëmijët të cilët ia dalin të mbijetojnë kanë 10 për qind gjasë që të preken nga infeksionet dhe komplikimet e ndryshme, që mund të rezultojnë në ndërlikim të mëtejmë të situatës dhe madje edhe në vdekjen e foshnjës”, thuhet në ueb-faqe.

Mjeku nuk i kërkoi falje Zonja Hodgson ka thënë që është shumë e lumtur që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë kërkuar një mendim të dytë dhe thotë që ka qenë shumë e lumtur në momentin kur i biri i saj Teddy, që tani është shtatë- muajsh, kishte ardhur në jetë.

Teddy ishte lindur para kohe dhe zorra e vogël dhe e madhe i ishte varur për stomaku, mirëpo doktorët ishin treguar të shpejtë për ta shpëtuar. Ai ishte vendosur në një qese speciale ku kishte qëndruar për rreth dy javë, kohë gjatë të cilës stomaku i tij ishte rritur dhe organet e tij ishin futur përsëri brenda.

“Ka qenë shumë e frikshme sepse ai ishte shumë i vogël – ishte sikur ta mbash një foshnjë të vogël”, ka thënë ajo, duke shtuar që djaloshi ishte rikthyer në shtëpi tetë javë pasi që ishte lindur. Zonja Hodgson ka thënë që ka kontaktuar dokt./keshillaislame.info