Djali i vogël i Zidanit bën shqiponjën

Zinedine Zidane, si ç’ndodh tradicionalisht në festat e fundvitit ka postuar një foto me familjen para pemës së zbukuruar. Kjo është fotoja që do të na pëlqejë më shumë nga të gjitha ato që ka postuar Zidane deri sot.

Trajneri i klubit elitë Real Madrid, ka pozuar me gjithë familjen e tij për “kartolinën” e urimit me të cilën ka uruar fansat për Vitin e Ri. Por, ajo që bie në sy është simboli që ka bërë i biri i tij më i vogël, Elyaz Zidane, në një prej fotove, shqiponjën me dy duar. Sigurisht që kjo me shumë gjasë është një rastësi dhe ndonjëri do thoshte me shaka “Edhe Zidane na doli nga Shqipëria”, ama ngelet një rastësi shumë e bukur për çdo shqiptar.