Cfare po ndodh.?Dijetari Jusuf el-Kardavi dënohet me burg të përjetshëm

Gjykata ushtarake e Egjiptit ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për 17 persona, shtatë prej të cilëve në mungesë, në mesin e të cilëve gjendet edhe kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë Jusuf el-Kardavi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burime gjyqsore, Gjykata Penale Ushtarake në veri të Kajros vendimin e ka shqiptuar në gjykimin ndaj 17 personave në lidhje me “atentatin ndaj kolonelit Vail Tahun në vitin 2015 në Kajro”, prej të cilëve Kardavi dhe gjashtë të tjerë janë gjykuar në mungesë.

Në gjykim, Kardavi është ngarkuar me akuzat “nxitje në krim, vrasje, përhapje lajmesh të pavërteta dhe dëmtim të pronës publike”.

Ndërkaq, gjykata ka vendosur për lirimin e 26 personave, në mesin e të cilëve gjenden katër anëtarë të Vëllazërisë Muslimane.Vendimi mund të ankimohet. Sipas ligjeve të Egjiptit, vendimet gjyqsore mund të ankimohen në afat prej 60 ditësh.

Jusuf El-Kardavi është një prej dijetarëve më të mëdhenjë të shekullit të XXI, ai është një prej njohësve më të mëdhenjë bashkohorë të jursiprudencës islame. Njeriu më me ndikim në botën islame dhe njohës prej më të mirëve të ekonomisë islame dhe politikave islame.

Ndërsa ajo që më së shumti e bënë të njohur është shkrimi pasi që është autorë i shumë veprave dhe siç e potenconë edhe vetë Ibn Bazi dhe Imam En-Nedviu, Allahu xh.sh i mëshiroftë, librat e tij kanë lënë gjurmë dhe kanë pas një ndikim të pa shoqë në Botën Islame.Jusuf El-Kardavi po ashtu është edhe një prej vigjilentëve dhe largëpamësve më të shquar sa i përketë problemeve bashkëkohore më të cilat është duke u ballafaquar sotë Bota Islame.

Ndërsa ai që merret me studimin dhe analizimin e veprave, shkrimeve dhe punimeve të tij shkencore do të gjejë se ai është një ideolog, një dijetar dhe mendimtarë i pashoqë. Një njeri që nuk i qaset ndonjë problemi nëse nuk mund të dal me ndonjë rezultatë të duhur, pra qëndron largë përsëritjes së gjërave dhe pasimit të metodologjive klasike apo individëve të caktuar në punën e tij shkencore.