Bllokohet Shkupi, ja çfarë ndodhi afër Qeverisë

Tollovi e madhe është krijuar afër Qeverisë së Maqedonisë, si pasojë e një aksidenti. Kjo
ngjarje ka ndodhur në momentin kur të gjithë administratorët kanë kryer orarin e punës
dhe shkaktojnë tollovi në komunikacion. Një lexues i INA-s ka dërguar këtë foto dhe video
nga aksidenti, duke u ankuar se në raste të tilla është katastrofale të të zë “belaja” në mes
të Shkupit. Ai thotë se shumë qytetarë të revoltuar janë ankuar për neglizhencë të policisë
së trafikut.