Bieli, qyteti zviceran që kërkon banorë të rinj, por me kushte! (VIDEO)

zvicra-1

Qyteti i Biel në kantonin e Bernës ka një reputacion të keq – aq të keq sa që kufizon ardhjen e banorëve potencialë të rinj.

Tani qyteti është përgjigjur. Në një fushatë simpatike, banorët e Bielit hapin krahët e tyre për të gjithë.

Qyteti i Bielit ka një strukturë unike të popullsisë në Zvicër: është krejtësisht dygjuhësor. Tjetra, ka më shumë përfitues të mirëqenies sociale se kudo tjetër në Zvicër dhe çdo i treti banor është i huaj. Në të njëjtën kohë, Biel është shtëpi për një industri shumë të specializuar, shkruan albinfo.ch.

Problemi është se një qyteti industrial i nevojiten kryesisht punëtorë specialistë. Puna manuale është e automatizuar, inxhinierë, programues, teknologë informacioni janë shumë të kërkuar. Për disa vjet, industria në Biel, sipas kryetarit Erich Fehr, ka vështirësi në plotësimin e këtyre pozitave.