Arrestohet një polic në Kumanovë, ja çka i bëri gruas së tij!

policija-0

Të martën rreth orës 20 e 30 minuta në Kumanovë, në shtëpinë e tij familjare, personi V.T. (polic) i cili ka qenë i dehur ka filluar konflikt verbal me bashkëshorten e tij N.T. (31). Më pas ai e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila ka humbur vetëdijen, njofton MPB. V.T. është arrestuar, me ç’rast i është marrë revolja zyrtare me dy karikatorë dhe 30 plumba, shkruan Gazeta Lajm. Lidhur me këtë rast, menjëherë është informuar edhe Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB-së.