Arbër Ademi zëvendës-ministër të Arsimit dhe Shkencës

arber-ademi-1

Me 62 vota për dhe 1 të përmbajtur Kuvendi republikan e emëroi Arbër Ademin zëvendës
ministër të arsimit dhe shkencës së Maqedonisë, njofton Koha.

Arbër Ademi një kohë ishte Zëvendës kryeministër për Euro-integrime, ndërsa së fundmi
zëdhënës i BDI-së. Ai vjen nga Kumanova dhe ka punuar profesor universitar në Universitetin
e Shtetëror të Tetovës. Me profesion është jurist. Ai do të zëvendësojë Visar Ganiun i cili u
zgjodh Kryetar i Komunës Çair.