“Aleanca për shqiptarët” ndez motorët, të martën Sela zbret në Shkup

sela

“Alenca për shqiptarët” pas daljes nga Qeveria ka ndezur motorët e saj, kështu duke dalur në terren për të zhvilluar takime me qytetarët në të gjitha vendbanimet shqiptare, njofton portali Zyrtare.

Një serë takimesh të liderit të kësaj force janë paralajmëruar këto ditë që pritet të nisin të martën, më 16 janar, ku në ora 19.00, lideri i “Alencës për shqiptarët”, Ziadin Sela do të zhvilloj takim me qytetarët e Shkupit, në sallën e konferencave në “Bushi Resort”.

sela-o

Kujtojmë qe “Alenca për shqiptaret” në zgjedhjet e fundit lokale fitoi 3 komuna, e mes tjerash pati edhe rritje te konsiderueshme të votave duke u bërë partia e parë opozitare në Maqedoni./ Zyrtare.com