Aksion policor në të gjithë vendin, arrestohen 25 shpërndarës droge

policija-maqedoni

Njëzet e pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në me trafikimin e drogës në rrugë.

Gjatë kërkimeve të kryera nga policia janë gjetur 49 pako heroinë, 1.8 kilogram marihuanë, pilula ekstazi, amfetaminë dhe një paketë hashash. Janë gjetur edhe katër pushkë ajrore, dy armë, një pistoletë me gaz, një pushkë gjuetie dhe 28 plumba. Gjithashtu gjatë aksionit është marrë edhe një kompjuter dhe 324 kartela bosh magnetike. Policia thotë se pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen akuza penale për vepra penale “prodhim dhe lëshim i paautorizuar i drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, “prodhim ilegal, mbajtje dhe tregtim të armëve dhe materieve shpërthyese”, “Parandalimi i një zyrtari në kryerjen e veprimtarisë zyrtare”, si dhe akuza të përshtatshme penale në fushën e krimit kompjuterik, të pronave të paligjshme” dhe të tjera.(Alsat-M)