5 milionë euro i’u ofruan për formimin e Qeverisë, por i refuzoi, ky është politikani shqiptar në Maqedoni? (FOTO)

Njërit prej liderëve të partive shqiptare që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11
dhjetorit iu ofruan 5 milionë euro, plus Platforma e partive shqiptare pa Prokurorinë
Speciale, për të formuar Qeverinë me VMRO- DPMNE dhe BDI. Sipas disa mediave, bëhet
fjalë për kreun e ASH-ES, Ziadin Sela.
“Oferta është bërë , kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionarë i lartë i
BDI së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO- DPMNE -së, ku i
është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa
plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan atëkohë burime partiake që
janë të njohur me këtë ngjarje.
Paratë janë ofruar nga VMRO -DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë protagonist i politikës
shqiptare për të arritur qëllimin që Sela të përfshihet në Qeverinë e shpëtimit të klanit të
Gruevskit. Pas këtij vendimi refuzues, kreu i ASH-së, u vendos në shënjestër të deklaratave
linçuese nga selia e VMRO-DPMNE-së.Thuhet se kure jan ofruar parat Ziadin Sela eshte larguar nga takimi duke ju thene se shqiptari nuk shitet.
sela-0-9