3 ditë para vdekjes njerëzit fillojnë t’i flasin këto gjëra ↓

Pak para se të vdesin, njerëzit parandiejnë se janë duke shkuar diku nga kjo botë, ndiejnë se do të udhëtojnë.

Disa madje i shohin të afërmit e tyre të cilët moti kanë vdekur, sikur kanë ardhur me i marrë ata. Kështu pohon hulumtimi i fundit i kryer duke pasur për bazë bisedat me njerëzit që kanë kontakte të vazhdueshme me ata që janë pranë vdekjes.

Për nëntë javë e kam humbur motrën dhe babanë prandaj vendosa t’i përkushtohem hulumtimit të vdekjes. Kuptova se njerëzit parandiejnë se kur do të vdesin. Në periudhën prej 72 orëve para vdekjes fillojnë të flasin disa gjëra”, tregon Patricia Pearson, gazetarja dhe autorja e librit “Opening Heaven’s Door: Investigating Stories of Life, Death and What Comes After” (Hapja e dyerve të Parajsës: Hulumtimi i tregimeve për jetën, vdekjen dhe çfarë vjen më pas)

Patricia ka zbuluar se si 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për gjëra të pazakonta, për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre, edhe pse janë në shtëpi…. Në të vërtetë ata kanë vizione për udhëtime, ndiejnë se janë duke shkuar diku.“Motra ime u sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte e shtrirë para vdekjes vazhdimisht përsëriste: “Nuk di se si do të shkoj”, dhe i ka përmendur disa “stjuardesa të pafat”, përkujton Patricia.Infermierja Maggie Kalnan nga Qendra e kujdesit paliativ në SHBA ka treguar se si e ka pasur një pacient i cili vdiste nga kanceri në pankreas dhe para vdekjes e kishte pyetur “A di gruaja ime gjithçka në lidhje me pasaportën dhe biletën?”.

Ti (o Muhammed), do të vdesësh, por edhe ata kanë për të vdekur. Dhe pastaj, para Zotit tuaj, do të polemizoni me njëri – tjetrin.” (Ez-Zumer, 30-31).
Po ta lexojmë Kur’anin dhe hadithet e Muhammedit a.s., do të shohim se vdekja, si një fenomen dhe fakt i pamohueshëm, ka një përmendje të konsiderueshme. Ndërsa kjo ndodh për shkak se duke kujtuar vdekjen, përgatitja është më efikase, e muslimanëve u sjellë këshilla të rëndësishme dhe dobi të shumta.
Me kujtimin e shpeshtë të vdekjes, njeriu arrin te këto rezultate: pendimi i sinqertë nga mëkatet, braktisja e mendjemadhësisë dhe zilisë, kontrollimi i qëllimeve apo synimeve, shfrytëzimi më i mirë i kohës, si dhe, përgjithësisht, arrin të përmirësojë për të mirë gjendjen e tij personale. Andaj, është shumë e nevojshme që zemra të lidhet për këtë të vërtetë të madhe dhe të pamohueshme.