16 vite nga referundumi për Iliridën. Pse e harruam?

Ilirida_02-09

Qashif Bakiu

Një tentim për të instaluar autonominë e shqiptarëve në Maqedoni ishte ideja për Iliridën. Për shkak të pakënaqësive që u paraqitën me konstituimin e shtetit të ri të Maqedonisë, pas shpalljes së pavarësisë më 8 shtator 1991, respektivisht pas miratimit të Kushtetutës së parë, shqiptarët e Maqedonisë organizuan referendum për autonomi territoriale dhe politike. Vendimi për këtë është marrë nga Këshilli i autonomisë, në të cilën morën pjesë përfaqësues të dy partive politike të cilat vepronin në atë periudhë, PPD dhe PDP, si dhe shumë personalitete me peshë të asaj periudhe. Me këtë, faktori politik shqiptar propozon krijimin e një njësie territoriale autonome, në kuadër të kufijve të shtetit të Maqedonisë, me emrin Republika e Iliridës. Referendumi u realizua më 11 dhe 12 janar të vitit 1992, dhe në këtë thirrje u përgjigjën pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare. Në pyetjen “A jeni për autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në Maqedoni?”, shumica absolute u përgjigj pozitivisht. Duhet theksuar se në disa vendvotime, autoritetet policore maqedonase konfiskuan materialin e referendumit.

P.S. Pjesë nga libri Pluralizmi politik … që së shpejti do të dal para lexuesit